Huawei nënshkruan marrëveshje me Rusinë për rrjetin 5G
Huawei nënshkruan marrëveshje me Rusinë për rrjetin 5G
12.06.2019 | 05:10

Huawei ka nënshkruar një marrëveshje me telekomin rus MTS që të zhvillojë rrjetin 5G në Rusi gjatë vitit të ardhshëm.

Marrëveshja është arritur tani që presidenti kinez Xi Jingpin ka filluar një vizitë tre ditore në Rusi.

Kjo marrëveshje vjen pasi që shtetet perëndimore, të udhëhequra nga SHBA-ja, kanë bllokuar firmën kineze pasi që përbën rrezik për sigurinë kombëtare.

“Marrëveshje parasheh zhvillimin e teknologjisë 5G dhe pilot lansimin e gjeneratës së pestë të rrjetit në vitin 2019 dhe 2020”, tha MTS në një deklaratë.

Kjo pritet që më në fund të jetë një çlirim të firmës kineze e cila ka qenë në presion ndërkombëtar në muajt e fundit.

Huawei është bërë pjesa qëndrore e tensioneve Kinë-SHBA që ka filluar rreth tregtisë, dhe tani po vazhdon në sektorin e teknologjisë.

SHBA-ja ka kërkuar nga aleatët që të bllokojnë firmën kineze, e cila është më e madhja në botë për prodhimin e pajisjeve të telekomit, nga rrjeti 5G pasi që ata thonë se qeveria kineze mund të e përdorë këtë produkt për mbikqyrje dhe spiunim.