Ja çfarë po ua ngadalëson internetin e wirelessit
Ja çfarë po ua ngadalëson internetin e wirelessit
16.04.2019 | 05:55

Inteferenca nga monitorët e bebeve, celularëve dhe llambave elektrike është një nga shkaqet më të zakonshme që shkakton ngadalësim të sinjalit të wirelessit, ka paralajmëruar një kompani.

OfCom këshillon që njerëzit t’i mbajnë pajisjet e tjera elektrike larg routerëve sa më shumë që të jetë e mundur.

Këto pajisje përfshijnë celularë, TV, llamba elektrike dhe pajisje të tjera që funksionojnë pa tel, 

Për ta rritur shpejtësinë e internetit, kjo kompani këshillon:

  1. Ta mbani larg routerin nga çdo pajisje që emiton sinjale wireless.
  2. Ta vendosni routerin në një raft, jo në dysheme.
  3. Të kontrolloni kabllon kryesore që dërgon lidhjen e internetit në router.