Kahn Design dhe CTC prezantojnë edicionin e ri të Wranglerit
Kahn Design dhe CTC prezantojnë edicionin e ri të Wranglerit
06.08.2019 | 04:45

Kompania e njohur britanike, Kahn Design, dhe nën-brendi i saj Chelsea Truck Company (CTC) prezantojnë edhe një tjetër version të modifikuar të modelit Wrangler të Jeepit.

Ashtu siç mund të pritej, edhe ky model ka emrin e gjatë dhe në këtë rast është “Chelsea Truck Company Jeep Wrangler Black Hawk Expedition Edition”, transmeton Koha.net.

Kjo kompani britanike, për këtë Wrangler ndër të tjera ka zgjedhur mbrojtësit anësor të zgjeruar, maskën e përparme “CTC”, kofanon “Iron Man” me vrima për ajër, dritat e përparme LED, set të ri të rrotave prej 20-inç, xhamat e errët, mbështjellësin “CTC” për gomën rezervë, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, si dhe lëkurë të zezë për interier, pedale nga alumini, tepihët e rinj si dhe disa elemente tjera nga fibra të karbonit.

Sa i përket çmimit, Chelsea Truck Company Jeep Wrangler Black Hawk Expedition Edition në Britani të Madhe kushton 75.999 funte (rreth 82.000 euro).