Kujdes si e përdorni bankonatin! Më kurrë mos merrni vërtetim pas transaksionit!
Kujdes si e përdorni bankonatin! Më kurrë mos merrni vërtetim pas transaksionit!
03.07.2019 | 04:33

Në një hulumtim të bërë para pak kohe është konstatuar që personat të cilët kanë përdorur letrën e cila përdoret në bankomate pas dy orëve dhe pa doreza, në urinë kanë pasur nivel të shtuar bisfenoli A

Te personat të cilët kanë pasur doreza nuk është shënuar rritje e atij bashkimi kimik,

Bisfenolin A shkencëtarët qysh më parë e kanë lidhur me çrregullimet hormonale, problemet me ngjizjen dhe zhvillimin e trurit te fëmijët e vegjël.

Pos në këtë letër, mund të gjendet edhe në ushqimin e konservuar, në disa stofra dhe në plastikën e fortë siç janë ato të cilat përdoren për shishe të ushqimit të fëmijëve.

Ky bashkim kimik përdoret në letër për vërtetime në bankomate, POS-automate në supermarkete, në autostrada etj., që do të thotë që shumica e njerëzve shpesh janë në kontakt me të.

Ende nuk është konstatuar me siguri cilat janë nivelet kritike të Bisfenolit A në urinë, ndërkaq rezultatet e hulumtimit mundë të kenë rëndësi të posaçme për personat të cilët letrat, siç janë ato në bankomate, i përdorin për shkak të natyrës së punës si p.sh. arkëtuesit.

Do të ishte mirë që të jeni të kujdesshëm me këtë letër dhe këtë zbulim ndajeni me miqtë tuaj.