Range Rover Evoque i ri me disa ndryshime modeste
Range Rover Evoque i ri me disa ndryshime modeste
09.08.2019 | 04:20

Edhe gjenerata e dytë e modelit të vogël Evoque në gamën e Range Roverit ka kaluar në duart e Startechit, kompanisë që merret me modifikimin e veturave. Ajo i ka bërë disa ndryshime modeste sa i përket pamjes.

Sa i përket dizajnit të jashtëm, përveç mbishkrimit “Startech” në pjesën anësore dhe disa pjesëve nga fibra të karbonit, vëmendje tërheqin edhe rrotat “Monostar R” 20-inç (me çmim prej 2.618 euro) ose “Monostar M” 22-inç (me çmim prej euro 2.340), transmeton Koha.net.

1 / 18

Gjithashtu, në dispozicion është edhe sistemi i ri i shkarkimit të gazrave si dhe amortizatorët e modifikuar, ku si opsion për zgjedhje janë edhe ato me ajër. Po ashtu, tani vetura është më e ulët për 35 mm.

Sa i përket interierit, Startech ka zgjedhur pedalet nga alumini si dhe tepihët e rinj me mbishkrimin “Startech”.

Startech, po ashtu, për këtë Range Rover Evoque ka zgjedhur edhe paketën për aerodinamikën e bërë nga fibra të karbonit si dhe paketën për përforcimin e motorit.