Whatsapp dhe Instagram do të ndryshojnë emër
Whatsapp dhe Instagram do të ndryshojnë emër
07.08.2019 | 05:03
Facebook do të tregojë “fuqinë” e vet dhe do u ndërrojë emrin dy aplikacioneve që i ka në pronësi tash e disa vjet.

Aplikacionet tash e tutje do të njihen me emrin “Whatsapp from Facebook” dhe “Instagram from Facebook”.


Këto ndryshime janë nisur nga kompania Facebook për të shtuar prezencën e saj brenda këtyre dy aplikacioneve shumë të popullarizuara. Këto ndryshime janë raportuar së pari nga mediumi The Information.

Facebook prej që i ka blerë këto dy aplikacione ka lënë që veprimet e tyre të ekzekutohen ndarazi.